“Për’puthen” është ndër formatet që ndiqet më së shumti nga publiku.
Bora Zemani shënoi një tjetër pikë të karrierës së saj, ku përgjatë dy viteve moderoi emisionin dedikuar dashurisë.
Burime per “Kryefjala” ben me dije se sezonin e ardhshem, Bora nuk do jete me pjese e “Perputhen”.
“Top Channel” po përflitet për ndryshime të mëdha, që do të prekin edhe moderatoren e njohur. Kështu, sezoni i ardhshëm do të rikthejë një format të dashur për shqiptarët.
“Dancing with the Stars”, pritet të nisë vitin e ardhshëm dhe nga diskutimet e deri më tanishme, spektakli do ti besohet Bora Zemanit.
Ndërkohë “Dancing with the Stars” do të ketë si kryetar jurie Ilir Shaqirin dhe tashmë stafi ka nisur përzgjedhjen e VIP-ave që pritet të marrin pjesë përgjatë spektaklit.
Por kjo do të thotë që një tjetër kolege e saj do të rrëmbejë ‘Për’puthen’, që në vitin e ardhshëm do të ketë ndryshime të mëdha.
Nder me te spikatuart, eshte moderatorja e mirnjohur Dojna Mema, e cila aktualisht është në pritje të ëmbël.
Megjithatë deri në shtator, të tjera lëvizje do të ketë në televizion, duke e kristalizuar më shumë situatën për sezonin e ri që na pret.