Ronela Hajati dëshiron të prekë sërish skenën e Eurovision, ama këtë herë nuk do të përfaqësojë Shqipërinë por mund të jetë në përfaqësim të San Marino.
Ajo u shpall një nga 106 finalistet në kompeticionin “Una voce per San Marino”, i cili përzgjedh këngën fituese për të përfaqësuar shtetin në ‘Eurovision 2023′.
Por, a duhet t’u habisë fakti se Ronela zgjodhi një tjetër shtet e jo Shqipërinë? Jo, aspak!
Duke qenë një shtet i vogël me 34,000 banorë, San Marino i është dashur të huazojë këngëtarë nga vende të tjera të botës për ta përfaqësuar.
Përpos kësaj, nuk janë të pakta vendet që tregohen të hapur ndaj idesë për të marrë pjesë me një këngëtar të huaj.
Gjithashtu, duke qenë se Ronela e ka përfaqësuar një herë më së miri Shqipërinë, do të ishte mirë t’a shihnim nën përfaqësimin e një shteti tjetër, meqënëse në vendin tonë, për fat të keq, mbizotëruan më së shumti komentet negative për të sesa për performancën e saj që la mbresa në vendet e tjera të Europës.
Suksese Ronela!