Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja epiqendra dhe magnituda

Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 08:24 në vendin tonë.

Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.8 ballë të shkallës rihter dhe epiqendra ka qenë 29 km nga qyteti i Durrësit, ndërsa thellësia e saj ka qenë 2 km.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, përfshirë Tiranën dhe Lushnjen.