Belgjika ka vendosur karantinë të detyrueshëm 21-ditore për rastet e lisë së majmunëve në vend.
Në këtë mënyrë Belgjika bëhet vendi i parë që vendos karantinë me detyrim për sëmundjen afrikane, teksa 14 vendet në të gjithë botën kanë konfirmuar prezencën e virusit.
Të infektuarit me virus duhet të izolohen për tre javë, thanë autoritetet shëndetësore belge pas identifikimit të tre rasteve në vend.
Rasti i parë me sëmundjen afrikane në Belgjikë u konfirmua të premten e 20 majit. Në të njëjtën kohë , përdorimi i detyrueshëm i maskës në ambiente të mbyllura kthehet në Nju Jork pasi u zbulua rasti i parë i lisë së majmunëve në qytet.
Zyrtarët thonë se mund të ketë një rast të dytë të lisë në qytet.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se me ardhjen e verës do të ketë për rritje të rëndësishme të rasteve me virusin e lisë.
Çfarë është lija e majmunëve?
Lija e majmunit është e lidhur me linë, një infeksion viral që u eliminua në vitet 1980. Sëmundja zgjat dy deri në katër javë dhe simptomat mund të shfaqen 5 deri në 21 ditë pas infektimit.
Simptomat e lisë së majmunit zakonisht fillojnë me një kombinim të etheve, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, të dridhura, rraskapitje dhe ënjtje të nyjeve limfatike . Simptoma e fundit është zakonisht ajo që i ndihmon mjekët të dallojnë linë e majmunit nga lija e dhenve, sipas OBSH-së.
Pasi ethet janë të pranishme, simptoma kryesore e lisë së majmunëve, 24 orë më vonë, zakonisht shfaqet një skuqje e lëkurës në fytyrë dhe më pas skuqja përhapet në pjesë të tjera të trupit.
Lezionet e lëkurës i nënshtrohen një procesi të maturimit, nga degjenerimi makular (lezionet e sheshta) te papulat (lezionet e ngritura), vezikulat (plagat e mbushura me lëng), më pas fshikëzat (plagat e mbushura me qelb) dhe më pas korja përpara se të zhduket përfundimisht.