Serbët protestë para ambasadës shqiptare në Beograd: “Kosova është zemra e Serbisë”

Dhjetra qytetarë serbë, pjesë e të djathtës ekstreme, kanë protestuar mbrëmjen e sotme para ambasadës së SHBA dhe asaj shqiptare në Beograd duke bërë thirrje nacionaliste.

Në protestë kanë marrë pjesë 40-50 persona të cilët kanë marshuar nga ambasada amerikane në drejtim të ambasadës shqiptare duke thirrur në kor “Kosova është zemra e Serbisë”.

Protestuesit bënë thirrje që të bojkotohen zgjedhjet lokale që do mbahen në Kosovë ditën e nesërme.

Damnjan Knezevic, udhëheqësi i të ashtuquajturave “patrulla e popullit”, bëri thirrje paraprakisht për protestë përmes rrjeteve sociale.

Ai deklaroi në një video në Facebook se protesta po organizohet para ambasadës sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë”.

Burimi: /REL