Pak ditë më parë, gazetari i njohur Ronaldo Sharka ndau me publikun një lajm mjaft të trishtë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ronaldo bëri të ditur se fatkeqësisht babai i tij ndërroi jetë.
Sot Ronaldo ka reaguar me një mesazh të gjatë pas humbjes së babait nga sëmundja e kancerit.
Mesazhi i plotë:
Ky postim për të gjithë ju! Në emrin tim dhe të familjes time, ju falenderojmë publikisht për ngushëllimet dhe të gjithë mbështetjen emocionale që na keni dhënë të gjithë, jo vetëm të afërmit, shoqëria e kolegët, por të gjithë shqiptarët, ndaj ju kërkoj ndjesë publikisht nëse nuk kam mundur t’i përgjigjem mesazheve tuaja, por besoj që më mirëkuptoni në këtë pjesë, pasi janë me mijëra. Në një moment të dytë do ulem dhe do i shoh një për një. Dhimbjen nuk e shëron asgjë, koha mbase, por ju na keni dhënë shumë dashuri këto ditë ndaj na e keni lehtësuar sado pak. Im atë u largua i ri, vetëm 52 vite jetë pavarësisht që sëmundja e “plaku” para kohe, ama në 52 vite jetë tregoi që mundet edhe të jesh njeri i mirë, në këtë botë komplekse dhe pavarësisht “plakjes” fizike, sëmundja nuk ia doli t’i plakte shpirtin dhe zemrën. Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama për tim atë po. Do kem gjithë jetën kujtimin më të bukur, përqafimin më të ndjerë me audio dhe video, që sa herë të më marrë malli do e shoh. Këto ditë kam falenderuar Zotin që kam dalë nga shtëpia pikërisht në atë moment, kur im atë kishte nevojë për mua. Faleminderit edhe një herë, nuk di si t’ju falenderoj madje, por faleminderit nga zemra. Babi, të dua.