Disa ditë më parë, Kejvina Kthella u përjashtua nga emisioni “Big Brother VIP Albania” pasi ushtroi dhunë fizike ndaj Luiz Ejllit.
Konkretisht, teksa po diskutonte me tone të ashpra me Luizin, Kejvina i është afruar këngëtarit dhe e ka gjuajtur dy herë me shpullë.
Mirëpo pas kaq ditësh, ka ardhur reagimi i parë i Kejvinës.
Teksa ka postuar një foto në instastory, modelja shprehet se nuk është penduar aspak për shpullën ndaj Luizit, por i detyrohet një falje fansave.
Ndër të tjera, Kejvins thekson se sëmundja e Luizit u kthye në një lojë dhe se pëllëmba ndaj tij e ndihmoi të largohet nga “çmendina”.
“Jeta vazhdon…, edhe nese vdesim”
Nuk jam penduar që hyra në BBV2. Që dola, sigurisht që nuk jam penduar, kurrësesi! Shpulla që unë qëllova Luizin, jo vetëm që nuk i shkaktoji dëm as plagë atij, përkundrazi, më ndihmoji edhe mua të dilja prej asaj ” çmendine “!
Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit, dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimes!
Meqë Luizi, lavdi Zotit, gëzon shëndet të plotë, dhe sukses të jashtëzakonshëm, falë aftesive dhe vullnetit të tij, mua me mbetet që t’i kërkoj falje publikisht vetëm Fansave dhe Mbështetësve të Luisit, meqë në fakt të vetmit që seriozisht janë lënduar prej shpullës dhe sjelljes time, janë vetëm ata, Fansat”, përfundon Kejvina.