Semi ja thote hapur Donaldit, kenga “Mos u kthe” ishte per ty dhe gabimet e tua ndaj Bores!

Semi, këngëtarja e njohur dhe mikesha e ngushtë e moderatores Bora Zemani më në fund e ka pranuar se kënga “Mos u kthe” është frymëzuar nga historia e bujshme e dashurisë mes mikes së saj dhe Donaldit.

Në një fragment që po qarkullon në rrjete sociale, Semi shprehet se duke ditur bëmat e Donaldit dhe ndjesitë që i përcillte mikja e saj, është frymëzuar për të publikuar këtë këngë.

https://www.instagram.com/tv/Cdv11baDj9o/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Kujtojmë se që në momentin e parë që kënga doli dhe u publikua, rrjeti shpërtheu duke shprehur qartazi se ishte një dedikim, pasi edhe pamjet kishin fragmente që jetësonin historinë e dashurisë mes Borës dhe Donaldit.