Një moment i Semi Jaupaj dhe i Einxhel Shkirës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është bërë viral kohë më parë.
Dy vajzat po qëndronin së bashku krah banoreve te tjere, kur Semi e shikon çuditshëm Einxhelin dhe krejt papritur i thotë: “Je pak idiote ti”.
Kur moderatorja e pyet se pse, këngëtarja shprehet: “Kështu kam mendimin unë”.
E duket se tani Einxhel ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. Ajo ka postuar në “Instastory” një foto të shkëputur nga post BB VIP ku shfaqet së bashku me Semin.
Bashkëngjitur me foton ajo shkruan: “Je pak idiote ti”, duke etiketuar edhe Semin e duke e marre situaten me sportivitet.