Nëse lidhjet e Selena Gomez kanë diçka të përbashkët, që e dimë të gjithë, është se janë bërë shumë mediatike. Por paskan edhe një të përbashkët tjetër që nuk e kemi ditur. Kanë qenë të mallkuara! Të paktën, kështu mendon vetë Selena.
Këngëtarja dhe aktorja ka folur për marrëdhëniet e saj të kaluara në një intervistë të re me Vogue Australia. Ajo tregoi se ndihej “e mallkuar” në shumicën e lidhjeve të saj të dashurisë.
“Unë mendoj se shumica e përvojave të mia në marrëdhënie kanë qenë të mallkuara. Unë kam qenë shumë e vogël për t’u ekspozuar ndaj gjërave të caktuara kur isha në lidhje. Mendoj se kisha nevojë të gjeja çfarë do të thoshte një fjalë e caktuar për mua, sepse jam ndjerë më pak në marrëdhëniet e kaluara dhe kurrë nuk jam ndjerë e barabartë”.
Selena ka pasur lidhje me disa djem të njohur. Marrëdhëniet më të përfolura në media kanë qenë me Justin Bieber, The Weeknd, Nick Jonas etj.
Në fillim të këtij muaji, një burim për ET tha se Gomez nuk po nxitonte të fillonte një lidhje, pasi është duke u përqëndruar në karrierën e saj dhe shëndetin mendor.
“Selena ka vazhduar të qëndrojë e përqendruar dhe e zënë për sa i përket jetës dhe karrierës së saj. Ajo është në një vend të shkëlqyeshëm dhe me të vërtetë ndihet sikur e njeh veten në këtë pikë. Dëshiron të sigurohet se po bën gjëra që e ndihmojnë me shëndetin e saj mendor dhe personal. Ajo ka punuar aq shumë për veten e saj gjatë viteve. Dëshiron të sigurohet që është në një hapësirë të sigurt para se të fillojë të dalë seriozisht me dikë,” tha burimi për ET.
Lidhja e fundit e Gomez ka qenë me lojtarin e NBA, Jimmy Butler, në fund të vitit të kaluar