Të bësh seks në ujë tingëllon sensuale, apo jo? Kur jeni duke notuar në një pishinë apo liqen, jeni praktikisht lakuriq, kështu që pse të mos hiqni rrobat e banjës dhe të provoni diçka më sensuale? Por, prisni pak: a është e sigurt të bësh seks në ujë?
Jo tamam. Uji i liqeneve, lumenjve, deteve apo edhe oqeaneve përmban baktere. Të bësh seks në këto ujëra mund të jetë e rrezikshme, sepse bakteret mund t’ju futen në zonat intime, gjë që mund t’ju rrezikojë seriozisht infeksione. Uji i pishinës, nga ana tjetër, përmban kimikate që mund të irritojnë vaginën.
Përveç rreziqeve shëndetësore, as logjistika nuk është me ju këtë herë. Meqenëse lubrifikimi është thelbësor kur është fjala për seksin, ndoshta ju nuk dëshironi që ujërat natyrale të përzihen me ujërat e tjerë.
Duke qenë se uji shpërndan lagështirën tuaj natyrale, kënaqësia nuk do të zgjatë shumë. Ajo që është më e keqja është se nëse përdorni prezervativ, fërkimi mund të shkaktojë grisje dhe nuk do të mbroheni dot nëse prezervativi prishet.
Po seksi në dush?
Një “lojë” parapërgatitore në dush duket një plan i mrekullueshëm, por i njëjti problem me lubrifikimin lind edhe këtu. Përsëri, uji do të shpërndajë lagështirën që krijojnë trupat tuaj dhe ne e dimë se seksi pa lubrifikim të mjaftueshëm është i tmerrshëm. Ju mund të lëvizni në fund të dushit ku uji nuk po bie, por thjesht do të përfundoni të ftohur dhe me muskuj të lënduar nga përpjekjet për të bërë seks në dush.
Keshilla? Seks + ujë = nuk është argëtuese. Pra, bëni dashuri pa ujë.