Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka qenë Sara Hoxha.
Së fundmi ajo ka filluar të njihet edhe si Sara e ‘Dancing’ pasi kërcen dhe konkurron për të fituar çmimin e madh.
Partnerja e këngëtarit Ledri Vula ka zbuluar gjithçka rreth spektaklit ku merr pjesë si dhe ka treguar për planet që ka për të ardhmen.
“Kemi edhe plane për fëmijë të dytë, normale. Nuk e dimë por kemi plane për të ardhmen. A është në 1, 2 apo 5 vitet e ardhshme nuk e dimë akoma por Poin nuk do ta lëmë pa motër ose vëlla.
Sara gjithashtu gjatë një loje të zhvilluar ka treguar edhe 3 gjërat që nuk i pëlqejnë tek Ledri.
“Ledri është shumë i tërhequr, nuk ka shumë qejf të dalë diçka të cilën unë e kuptoj dhe fakti që është Gaforre, shumë i ndjeshëm.”
A është problem largësia për shkak të “Dancing With The Stars” për Poem-in e vogël?
“Është problem sepse më merr shumë malli kur është në Kosovë. Tani e kemi bërë që një javë të vijë këtej dhe një javë të shkojë andej. Kjo është pjesa më e vështirë sepse edhe Ledri nuk shkëputet dot gjatë gjithë kohës që të vijë këtu.”