Sarah nxjerr anen tjeter te saj! “Vendi i preferuar për të bërë dashuri është…”

Mbrëmjen e kaluar, banorët e shtëpisë së Big Brother VIP iu nënshtruan një loje romantike që do të përfshinte vetëm çiftet.

Ata duhet t’i drejtojnë njëri-tjetrin pyetje të përzgjedhura rastësisht dhe do të kënë disa sekonda kohë që të shkruajnë përgjigjet e tyre.

Kjo lojë kishte si qëllim që çiftet dhe publiku të kuptojnë se sa mirë ata e njohin njëri-tjetrin.

Gjatë zhvillimit të pyetësorit partnerët i kanë drejtuar njëri-tjetrit pyetje rastësore, përgjigjet e të cilave duhet t’i shkruanin në tabelë.

Fillimisht, Pajtimi iu drejtua Sarës me një pyetje disi të sikletshme, por Sarah arriti ta përballonte lehtësisht me sportivitet.

“Cili është vendi i preferuar për të kryer marrëdhënie seksuale?”,- u pyet ajo.

Pajtimi shkroi në tabelën e tij “në shtëpi” ndërsa përgjigja e Sarës ishte “në krevat”.

Për disa diskutime të mëtejshme Sarah vendosi të mos fliste duke shtuar se “disa gjëra preferon t’i mbajë private”.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Pajtimit i drejtohet pyetja se ku do dëshironte ta puthte partneret e tij. Sigurisht që buza ishte e përjashtuar si mundësi gjatë kësaj zgjedhjeje.

Pajtimi rrëfeu se gusha dhe faqja janë vendet ku ai puth dhe përkedhël më së shumti Sarën.

https://www.instagram.com/p/CXkIJkrIHwo/?utm_medium=copy_link

https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/p/CXkKh5boWE1/?utm_medium=copy_link