Sarah Berisha dhe Dj PM janë njëri prej çifteve më të dashura për publikun shqiptar.
Dyshja që kanë më shumë se 1 vit së bashku kanë një numër të madh fansash që i duan dhe i përcjellin në çdo hap.
Lidhja e tyre u përkrah që nga fillimi por kishte nga ata që edhe nuk besuan që do të zgjasë deri sot e tutje.
Lidhur me këtë blogerja e njohur u pyet gjatë një bisede me ndjekësit e saj.
“Çka ke për t’ju thënë atyre që menduan që lidhja juaj nuk do të zgjasë pas BB, ps: jeni yje”, ishte pyetja të cilës Sarah iu përgjigj:
“Nuk kam për t’i thënë asgjë. E kuptoj që secili ka mendimin e tij dhe është e drejta e tyre të besojnë çfarë të duan. Koha tregon gjithçka.”