Sarah Berisha dhe Dj.Pm jane nje nga çiftet me simpatik te showbizit shqiptar, te cilet rrembyen zemrat e gjithe publikut gjate kohes qe ishin pjese e “Big Brother VIP”.
Mirepo, dyshja ka treguar se lidhja e tyre tashme jashte shtepise vazhdon te jete po aq e bukur sa ne fillim, edhe pse nuk mungojne zenkat e vogla si ne cdo cift.
Se fundmi Sarah ishte e ftuar ne nje interviste ku foli per romancen me Pm, tashme ne distance, pasi sic e dime Pm jeton ne Kosove, ndersa Sarah ne Tirane.
“Gjërat po shkojnë shumë mirë. Ne në fakt jemi në distancë, ai është në Kosovë, unë jam këtu, por takohemi shpesh. Ai vjen këtu ose shkoj unë atje. Tani do të ikim dhe për pushime, kështu që gjërat janë shumë mirë. Mendoj ndonjëherë më mirë kur jemi paksa në distancë, sepse na merr malli për njëri- tjetrin. Kur je gjithë kohën afër do të zihesh patjetër. Por edhe distanca është e vështirë, sidomos kur e di sa orë larg është, por nuk ke çfarë bën. Edhe kur u njohëm e dinim që nuk jetojmë në të njëjtin vend, por jemi duke e shijuar lidhjen”, -është shprehur ajo.
Kujtojme se Sarah pervec blogut te saj ne Instagram eshte edhe moderatore tek spektali humorit “Kosherja Show”, ndersa Dj.Pm eshte me i angazhuar ne Kosove.