Jane bere pak muaj tashme qe Sarah Berisha eshte ne nje lidhje me Dj.Pm e mesa kane treguar lidhja e tyre po ecen shume mire aq sa jane bere te pandashem nga njeri tjetri.
Ky cift ka qene i preferuari i publikut qekur ishin pjese e shtepise se “Big Brother VIP” e tani pas daljes vazhdojne t’a kene po njesoj pelqimin e publikut.
Ndaj, ndjekesit shpesh e pyesin ciftin se kur do te ndermarrin hapa te tjere si fejesa, martesa, madje edhe se kur do te behen me femije.
Sarah ka folur shpesh persa i perket kesaj teme duke u shprehur se pyetjet e atilla i duken te teperta pasi ajo ka shume pak kohe qe njihet me Pm dhe planet per hapa me te medhenj jane shume larg.
Mirepo, edhe pse ajo i ka “vene kapakun” ketyre temave, ndjekesit serish vazhdojne me mendimet e tyre dhe kete nuk nguruan t’a shprehnin ne postimin e fundit te Sares.
Teksa ajo kishte postuar disa foto me nje veshje te kuqe, shumica po i komentonin barkun duke aluduar se ajo eshte shtatzene.
Madje nje pjese e mire e komenteve edhe e uronin pa e vene fare ne medyshje nese eshte apo jo me te vertete shtatzene.
Egziston mundesia qe Sarah te kete patur ndonje problem me veshjen, ose mos te kete mbajtur posturen e duhur ne foto, pasi ajo vete e ka theksuar se keto hapa kaq te medhenj si sjellja e nje femije ne jete do te duhet te mendohen shume me vone per t’u ndermarre.