Jonida Maliqi ka rrëfyer një ngjarje interesante nga e kaluara e saj.
E ftuar në Style Star Show ajo ka zbuluar një episod nga koha e gjimnazit.
Tema e programit ka qenë si të vishemi në mbrëmjen e maturës dhe Jonida ka treguar se ajo nuk i ka përjetuar emocionet e mbrëmjes së maturës.
“Unë nuk kam shkuar në mbrëmjen e maturës. Klasa ime përbëhej nga 13 meshkuj dhe vetëm 6 vajza në Liceun Artistik. Për më tepër në atë periudhë unë po përjetoja një dashuri të madhe dhe i thashë mamit po shkoj në mbrëmje mature dhe dola për darkë me të dashurin”, është shprehur Jonida.