Sa?? Veshja e fundit e Bleona Qeretit ne ‘Love Story’ kap shifren marramendese (Foto)

Këngëtarja Bleona Qereti, prej disa muajsh është kthyer në Shqipëri, pasi është bërë pjesë e spektaklit të dashurisë ‘Love Story’ si opinioniste.

Në çdo dalje publike, Bleona tërheq vëmendje, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe herën e fundit.

Këngëtarja është shfaqur e veshur me një kostum të zi të markës “Dolce and Gabanna”, vlera e të cilit është mjaft e lartë.

Faqja “Mes për mes” në Instagram, ka bërë të ditur se ky kostum i saj kushton rreth 3,154 euro. Ndërkohë, ajo kishte vendosur edhe vathë të markës “House of Emmanuele”, të cilat kapin vlerën e 545 eurove.