Debati i ashpër mes Luizit dhe Oltës bëri që kjo e fundit të fliste për Kiarën si asnjëherë më parë.
Aktorja iu drejtua këngëtarit se një ditë do të flasë edhe ajo për opinionin që ka rreth ‘gruas’ së tij, ashtu siç e quan ai.
“Do të t’i rreshtoj të gjitha! E di sa shumë di? E di sa shumë asa kam nën mëngë për gruan tënde? Kam arsenale unë plot! Ah, sa budalla! E di sa e vogël është Tirana?”– iu drejtua Olta Luizit ndër të tjera.
Mirëpo, përsa i përket kësaj situate një reagim ka ardhur edhe nga mikesha e ngushtë e Kiarës, Liesa Haxhiasllani.
Me anë të një postimi në InstaStory, ajo ka ironizuar Oltën tek ka shkruar: “Çfarë di Olta që se dikam unë?”, shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot.
Ndërsa përsa i përket nisjes së debatit, gjithçka startoi me dyshimet e Luizit ndaj aktores për pyetjen anonime lidhur me Kiarën e më pas debati agravoi në ofendime e kërcënime.
Olta: Unë s’kam nevojë për njeri, jam vetëm. Ti ke nevojë për ndihmë, thirri një herë shokët e tu të të sjellin ndonjë dron
Luizi: Shokët e mi bashkë me mua, ty të bëjmë për çdo mëngjes. Ti je një hiç!
Olta: A u kënaqe që e the këtë? E ke iden se çfarë nxorre nga goja të paktën? Vazhdo merru me moralin tim
Luizi: Ti ajo je, Olta Gixhari, t’a thash të bëj për çdo mëngjes tek dyert jeshile (tualet).
Olta: Çfarë llumi që je! Kam motër dhe mama në shtëpi, ti merresh me moralin tim?
Më pas, debati agravon në kërcënime nga ana e Oltës:
“Je duke ofenduar gruan e dikujt! E ke pyetur mirë veten çfarë nxjerr nga goja? Edhe pak ditë mbaron kjo, do japësh llogari për këto që thua! Vetëm mos kthehesh si miush i vogël, të dridhesh të thuash më fal! Mos bëj si gangster këtu brenda se unë e shoh çfarë je ti, je një miush i vogël!”