A janë disa njerëz më të ndjeshëm ndaj riinfektimit me Covid në krahasim me të tjerët?
Sipas të dhënave nga Danimarka, të cilat shqyrtonin riinfektimet me nënvariantin BA.2 Omicron brenda 60 ditëve nga infektimi me BA.1, riinfeksione të tilla ishin më të zakonshme te njerëzit e rinj e të pavaksinuar.
Studime të tjera kanë sugjeruar se vaksinimi me Covid-19 ofron një rritje të konsiderueshme të mbrojtjes kundër riinfektimit sepse rrit mbrojtjen imunitare të trupit.
Megjithatë, infeksioni me Omicron në vetvete duket të jetë një përforcues i dobët i imunitetit, që do të thotë se nëse jeni infektuar gjatë valëve të mëparshme pandemike, përgjigja imunitare nuk ka gjasa të jetë forcuar nëse jeni infektuar me Omicron në fillim të këtij viti.
A do të jenë simptomat më të buta pas riinfektimit? Në përgjithësi, infeksionet duhet të jenë më pak të rënda herën e dytë, të tretë ose të katërt, sepse njerëzit kanë njëfarë mbrojtje imunitare – veçanërisht nëse janë vaksinuar. Megjithatë, ka gjithmonë përjashtime nga kjo.