Luizi dhe Kiara kanë qenë në qendër të vëmendjes pas finales së “Big Brother VIP”, me fansat që i ndjekin ngado.
Vëmendje kanë marrë edhe në festat e organizuara pas spektaklit, siç ishte dhe ajo para dy ditësh në një klub nate.
Teksa ishte duke performuar në skenë, Luizi mori dhe Kiarën, me të cilën këndoi dhe këngën e bërë për të “Me ty”.
Mirëpo, një video që po qarkullon në rrjet po thuhet se teksa Kiara dhe Luizi janë duke qëndruar në skenë të dy, në sfond dëgjohet zëri i Efit e cila shprehet që të dalin dhe ish-banorët e tjerë në skenë, të rrinë kot si Kiara.
“E forta do jetë të dalim dhe ne në skenë të rrimë kot, ashtu ka dalë ajo, po rri kot atje”- pretendohet të thotë Efi.
Ndërsa, në një video tjetër që po qarkullon në rrjet, thuhet se Efi dëgjohet teksa thotë “sa fallco”, duke iu referuar Kiarës, e cila po i qëndronte pranë Luizit.
Këto video po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, mirëpo vlen të përmendet se në të nuk duket Efi por vetëm zëri që po thuhet të jetë i saj.
Gjithashtu ndjekësit janë ndarë në dy grupe: ata që besojnë se Efi ka qenë gjithnjë jo e vërtetë në miqësinë me Kiarën, si dhe pjesa tjetër që shprehen se ajo nuk do t’a bënte kurrë këtë dhe se nuk mund të jetë zëri i saj në video.