Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është edhe këtë vit anëtare e jurisë në spektaklin shumë të shikuar, “The Voice Australia”.
Ajo nuk i rezistoi tundimit, kur një nga konkurrentët solli gjarprin e tij me vete gjatë kohës sa interpretonte para trajnerëve në audicionet e fshehura.
Kjo bëri që Rita t’i drejtohet konkurrentit të quajtur Jerrod Smith, duke e pyetur nëse mund ta shihte nga afër gjarprin e tij.
Dhe pa asnjë frikë, këngëtarja e lindur në Kosovë u ngjit në skenën e spektaklit të talenteve, duke parë nga afër gjarprin e konkurrentit.
Më tej, ajo e mori atë dhe e hodhi mbi krahët e saj, ndërkohë që publiku dhe anëtarët e tjerë të jurisë mbetën të mahnitur nga trimëria e saj, pasi gjarpërinjtë njihen si një prej specieve nga e cila shumë njerëz kanë frikë.
“Ajo është kaq e bukur! Shikojeni, ajo është po aq e bukur sa ju. Edhe ti je i bukur”, tha Rita teksa në të njëjtën kohë flirtoi me Jerrodin.
https://www.instagram.com/reel/CckdH8VIZxS/?utm_source=ig_embed&ig_rid=0cd3b1a8-7a1f-4d9f-a1d6-9a5fb35eeb34
Por pasi nuk arriti të kthente karrigen e Ritës, një Jerrod i pacipë u përgjigj: “Oh, faleminderit. Je i sigurt që nuk dëshiron të kthesh karrigen?”.
Rita përndryshe ka më shumë se një vit që ka krijuar një lidhje të veçantë me kontinentin australian dhe oqeanik – atje ku edhe ka gjetur dashurinë e saj, regjisorin Taika Waititi.