Diten e djeshme EBU – Unioni Europian i Transmetuesve, ka njoftuar se Rusia nuk do te marre pjese ne Eurovisionin e ketij viti dhe per kete u be shkak sulmi i Rusise ndaj Ukraines.
Vendimi pasqyroi shqetesimin se, ne driten e krizes se paprecedente ne Ukraine, perfshirja e nje pjesemarrjeje ruse ne konkursin e ketij viti do ta çonte konkurrencen ne reputacion.
Persa i perket ketij vendimi ka reaguar edhe kengetarja perfaqesuese e Rusise, Manizha, ku me ane te nje postimi ne Instagram shprehu gjithe mendimin e saj.
Ajo u shpreh se i erdhi shume keq per kete vendim, pasi sipas saj, muzika ka forcen per t’i bere te gjithe njerezit bashke, per te lene pas konfliktet dhe per te bere te mundur ate qe politikanet nuk po e bejne dot, gjetjen e nje gjuhe te perbashket.
POSTIMI I KENGETARES NE INSTAGRAM:
“Po më pyesin për vendimin e EBU-së për Rusinë. Më erdhi shumë keq kur e dëgjova. Por më erdhi në mendje një shfaqje e paharrueshme.
Në vitin 2009, Izraeli u përfaqësua nga Mira Awad – izraelite me origjinë arabe dhe Noa – izraelite gjithashtu, por çifute. Ata kënduan një këngë në hebraisht, arabisht dhe anglisht të quajtur “Duhet të ketë një mënyrë tjetër” – si një protestë ndaj luftës dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut. Ata nuk fituan, por qëllimi i tyre nuk ishte fitore.
Në një nga intervistat e tyre ata thanë:
“Ne nuk jemi aq naivë për të besuar se përfaqësojmë situatën aktuale. Ne po përpiqemi të tregojmë paqen që mund të vijë nëse bëjmë përpjekje dhe lëmë pas konfliktet.”
Dhe skena e Eurovizionit mund të bëhet një tribunë për muzikantët tanë që mbrojnë paqen. Unë dhe përvoja ime në konkurs tregon se një artist mund të japë mesazhin e tij.
Muzika ka fuqinë të bashkojë miliona njerëz. Ka shumë shembuj të kësaj në historinë tonë. Rusia nuk duhet të izolohet në sfera të tilla jopolitike si gara e Eurovizionit. Mos i prisni urat e fundit të bashkëpunimit, kjo është rruga për në “Murin e ri të Berlinit”.
Nëse politikanët nuk mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët, ndoshta artistët munden?”