Pak kohe me pare, Rudina Dembacaj u perfol për një tjetër sipërmarrje televizive.
Në media qarkulluan zëra se aktorja e humorit, në sezonin e ri televiziv do të marrë në dorë drejtimin e emisionit “Klanifornia”.
Mirepo, nuk eshte keshtu. Diten e sotme, Kryefjala.com ka zbuluar se aktorja e humorit do të sjellë së shpejti një program me humor te ri dhe që personazhet që ajo do të ftojë do t’i vë në sfida të vërteta gazmore.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se programi do të jetë një herë në javë dhe ky format ka qenë një ide e producentit Turjan Hyska që është gjithashtu autor i programit të humorit, “Klanifornia”.
Pra Klanifornia do të marrë pushimet tani gjatë sezonit veror ndërsa Rudina do të vazhdojë të qëndrojë ende në punë, pasi një tjetër sfidë televizive e pret.