Një nga banoret më të komentuara të “Big Brother Vip Albania” është edhe Efi Dhedhes.
Prej disa javësh ajo e ka pranuar publikisht veten si pjesë e grupit të Luizit, duke shprehur besnikëri për kohën që do të qendrojnë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Madje, ditën e djeshme mbi shtëpinë e BBVA mbërriti dhe një dron me foton e Luizit dhe Efit dhe me mbishkrimin “Best Team Ever”, gjë e cila lumturoi shumë dyshen.
Por, edhe pse brenda shtëpisë nuk e duan një pjesë e mirë e banorëve duke e nxjerrë çdo herë në nominim, publiku duket se ka fituar simpati ndaj saj.
Një tregues i kësaj është profili i Efit në Instagram. Në momentin kur ajo hyri në BBVA, ajo kishte vetëm 159 mijë ndjekës, ndërsa tani ka plot 231 mijë ndjekës. Pra, 72 mijë ndjekës më shumë.
Pjesën më të madhe të ndjekësve në Instagram, Efi e ka shtuar në ditët e fundit, pasi pas “prime-t” të kaluar ajo e kapi shifrën e 200 mijë ndjekësve.
Sa i përket 24 orëve të fundit, Efi ka fituar më shumë se 11 mijë ndjekës.