Pas ngjarjes tronditëse në Texas të SHBA që shkaktoi vdekjen e 21 personave detaje rrënqethëse po dalin në dritë.
Raportohet se 10 vjeçarja Amerie Jo Garza, do mbahet mend si heroinë pasi u zbulua se ajo u përpoq të telefononte emergjencën 911, momente para vdekjes së saj tragjike.
Amerie Jo pastaj u identifikua si një nga 19 fëmijët e vrarë në të shtënat masive të së martës në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas.
Në një intervistë, gjyshja e saj Berlinda Irene Arreola zbuloi se mbesa e saj e mori me guxim telefonin e saj ndërsa Salvador Ramos, 18 vjeç, hyri në klasën e saj dhe ju tha nxënësve- “do të vdisni”.
Dhe në vend që ta kapte dhe ta thyente telefonin ose t’ia merrte, ai e qëlloi atë. Ajo ishte ulur pranë shoqes së saj më të mirë në momentin tragjik.
Policia ka konfirmuar se të 21 viktimat – 19 fëmijë dhe dy mësues ishin në klasën e Amerie Jo. Ramos i cili përdori një pistoletë dhe pushkë në sulm dhe u qëllua për vdekje nga policia.
Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë dhe njëherë në vëmendje situatën me armët në SHBA, të cilat mund të aksesohen nga kushdo.
Shumë figura të famshme po përdorin platformat e tyre në rrjetet sociale dhe po kërkojnë ndryshimin e ligjeve të armëmbajtjes.
Ngjarje të tilla për fat të keq nuk janë dhe aq të pazakonta në Amerikë dhe ka krijuar mjaft pasiguri tek prindërit për sigurinë e fëmijëve të tyre.
Burimi: /Iconstyle