Kengetarja dhe partnerja e Olsi Bylykut, Egli Tako, ka qene e ftuar se fundmi ne nje interviste per “Top Arena”.
Perpos eksperiences se saj ne muzike dhe projekteve te fundit, ajo eshte pyetur edhe per lidhjen tashme disa vjecare me Olsi Bylykun.
E pyetur per hapin e rendesishem te marteses, Egli u shpreh se momentalisht nuk eshte ne fare ne planet e tyre, ndersa tregoi se i mungon jeta e beqares.
“Ka momente qe me mungon padiskutim, sikurse mund t’i mungoje edhe partnerit tim respektiv. Sidomos kur shikoj shoqet e mia qe jane akoma single, qe bejne cfare ti doje qejfi, nuk e kane per detyre t’i japin llogari dikujt”– tha Egli duke qeshur, ndersa me pas shtoi: “Por jane sekuenca shume te shkurtra, edhe pastaj kujtohesh qe je shume mire dhe je e bekuar”.