Aida Shtino, gazetarja e njohur shqiptare ka qene se fundmi e ftuar ne nje interviste per “S’e luan topi” ku foli gjere e gjate per mbylljen e emisionit te njohur “Njerzer te humbur”.
Aida ka folur serish per kercenimet qe ka marre gjate drejtimit te ketij emisioni, por duke dhene me shume detaje kete here.
Gazetarja tregoi se ne ambjentet e televizionit ku punonte, i eshte bere nje sulm me thike por per fatin e saj te mire u shpetua nga shoferi i saj. Gjithashtu ajo shtoi se kercenimet kane qene te shumta.
“Kam pasur shumë momente të vështira, i kam përballuar se kam qenë më e re. Kam marrë kërcënime të ndryshme edhe me jetë. Madje edhe incidente në një televizion tjetër ku për pak më ka shpëtuar jetën shoferi që kam pasur, i cili nuk jeton më. Unë do të kisha emisionin, ai më coin ë ambientet e pasme të televizionit dhe më tha “të shoqër oj të hysh”, I thashë jo s’ka problem. Ai kishte thënë me vete po e shoqëroj dhe fat i madh se sipër meje po hynte një person me thikë, i cili kishte kërkuar të hynte në emision, u kap nga forcat e policisë më pas. Nuk e kuptova farë se ndodhi aq shpejt, ai ulëriti, nuk më futën brenda dhe nuk mbaj mënd më shumë. Ka pas raste të tjera kur me ka ardhur një vajzë për një gocë që kërkonim dhe I kishim hyrë thellë historisë, të nesërmen më erdhi një zarf ku thuhej se ajo ishte në një adresë, ku adresa ishte shtëpia ime dhe unë nga ai moment kërkova mbrojtje.
As vetë nuk e di as sot e kësaj dite si u mbyll ai emision. I fundit është transmetuar në RTSH dhe atë ditë kemi gjetur tre persona, menjëherë të nesërmen më ka ardhur drejtori i RTSH-së dhe ma ka thënë se do të mbyllët, të nesërmen nisi të prishej studioja. Kërkova arsyen me ngulm dhe më thanë se nuk kemi buxhet”– tha Aida Shtino teksa ishte e ftuar në “S’e Luan Topi.”