Rrahu prinderit pak dite me pare, Vali Corleone perfundon ne psikiatri

Dy ditë më parë, Vali Corleone i njohur ndryshe edhe si Princi, u arrestua për dhunë në familje.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Vali akuzohet se ka dhunuar pa mëshirë nënën dhe babin e tij në shtëpinë e tyre në Kosovë.

Ndërkohë, pas këtij rasti, Gjykata ka vendosur të dërgojë Corleonen në një muaj paraburgim në psikiatri.

Vali Corleone është një ndër personazhet më të njohur të showbiz-it. Edhe pse nuk ka asnjë lidhje me artin, ai u bë i famshëm disa vite më parë për shkak të jetës luksoze dhe marrëdhënies me persona të ekranit.