Kengetarin Kosovar 2Ton nuk e kishim pare ndonjehere ne nje interviste ne Shqiperi, por kesaj here ai vendosi te pranonte ftesen e Roza Latit per te marre pjese ne emisionin e saj “Why Not?”.
Nder te tjerash, 2Ton u pyet edhe mbi marredhenien e tij me Melisa Lleshin, nese kane qene ndonjehere ne nje lidhje apo jo.
Kjo pyete iu be pasi, sic e dime 2Ton ka nje kenge te titulluar Melisa, kenge per te cilen Melisa Lleshi eshte shprehur se nuk ka nevoje per dhurata, pasi ka kengen “Melisa” nga 2Ton.
Teksa u pyet nga moderatorja, kengetari u shpreh se nuk ka patur kurre lidhje me Melisen, madje kenga eshte publikuar ne vitin 2018, kur ajo nuk njihej ende per publikun.
Persa i perket kesaj pjese te intervistes, Melisa ka reaguar me ane te nje postimi ne InstaStory, ku ka sqaruar se eshte normale qe ajo kenge nuk ka pike lidhje me te, por cdo vajze e quajtur Melisa do t’a bente “te veten” si kenge.
Ajo gjithashtu iu drejtua Rozes te mos fusi xixa per lajme te rreme e as mos te aludoje.