Ronela Hajati realizoi të mërkurën një konferencë për shtyp në Torino, ku ka folur rreth shumë gjërave plot vetëbesim.
Ajo që rrëmbeu më shumë vëmendje ishte veshja e këngëtares shqiptare e cila u shfaq me një fustan të bardhë të gjerë që i mbulonte gjithë trupin përveç duarve që i kishte lënë jashtë. Në kokë mbante një kapele ekstravagante, të madhe dhe të qëndisur me gurë.
E gjithë kjo duket se ka qenë një kundërpërgjigje ndaj Eurovision që fshiu fotot e saj nga Instagram duke e konsideruar si provokuese. E pyetur rreth veshjes nga gazetarët, Ronela tha:
“Përpiqem të jem sa më familjare kështu që i mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse duhet të flasë por po përpiqem të mbuloj çdo gjë. Ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu kështu që mos më filmoni.”
Dikush e pyeti Ronelën çfarë i ka sjellë Eurovision, si do reagonte po të fitonte dhe me kë nga pjesëmarrësit do bashëpunonte dhe kjo ishte përgjigja e saj:
“Para së gjithash nuk do fitoj dhe mos e thuaj më këtë. E dyta jam akoma duke e kuptuar se çfarë më ka sjellë Eurovision deri tani. Të gjithë ne pjesëmarrësit jemi shumë të zënë dhe akoma nuk e kemi parë se çfarë na ka sjellë. Por kam marrë shumë dashuri nga njerëzit që nuk më njihnin. Njerëzit që të duan dhe mbështesin vetëm për një këngë dhe tre minuta është diçka shumë e madhe dhe ndonjëherë mendoj se nuk e meritoj këtë dashuri. Sepse jam mësuar me kritika çdo herë që publikoj një këngë.
Të marrë kaq shumë dashuri është forcë e madhe dhe më beso që kam arë kur kam parë që shumë njerëz më mbështesin. Së tretin, Lorin do më pëlqente për bashkëpunim se është e mrekullueshme. Më pëlqejnë artistët e këtij viti se janë të mrekullueshëm dhe kemi shumë vajza të talentuara dhe djemë që këndojnë super dhe janë të bukur. Do doja të bashkëpunoja me disa prej tyre. Nuk po e them se jemi në një festival por sepse e mendoj vërtetë.”
Ku e merr Ronela frymëzimin për tu veshur?
“Së pari e marrë nga Niko sepse ai e di çfarë më përshtatet. Pastaj, revista, Instagram etj. Në jetën e përditshme jam shumë e thjeshtë me atlete dhe pa makeup. Por në dalje publike ndryshoj. Sepse duhet të respektoj audiencën. Kemi një shprehje në shqip që thotë se veshja i përshtatet vendit ku je. Dhe unë po respektoj vendin ku jam sot.”