Në një lidhje telefonike me “Top Albania Radio”, Ronela Hajati ka shprehur për herë të parë mendimin e saj në lidhje me këngën që do të shkojë në Eurovision.
Albina Këlmendi dhe familja e saj do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023 me këngën “Duje”.
Teksa ka shprehur mendimin e saj për këngën, Ronela ka edhe një këshillë për Albinën.
“Mua kënga më pëlqeu shumë dhe më duket gjetje e veçantë që është e gjitha familja pjesë e një performance. Jashtë do ta pëlqejnë sepse eurofansat kanë etje dhe dashuri për gjërat etno dhe mendoj se do të godasë. Këshilla është të investojnë në regjisorë dhe përformancë. Fansat jashtë e mësojnë përmendësh këngën nëse e pëlqejnë, nëse nuk e pëlqejnë, nuk e pëlqejnë që në fillim. Regjisori dhe perfomanca ka shumë rëndësi që ne nuk fakt nuk e kishim”.