Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë bërë pronarë të shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali.
Ronaldo u bë pronar i shtëpisë më të shtrenjtë në vendin e tij, gjë që mund të jetë një tregues se ai mund ta vazhdojë karrierën në vendin e tij.
Prona ndodhet në rrethinën e Cascais dhe vlera e saj llogaritet rreth 11 milionë euro.
Megjithatë, pas rinovimit dhe punimeve të tjera, shpenzimet do të arrijnë deri në 21 milionë euro.