Kim Kardashian e dërgoi djalin e saj të apasionuar pas futbollit, Saint në Japoni për të parë një nga heronjtë e tij – Cristiano Ronaldon, vetëm disa ditë pasi ata panë debutimin e Lionel Messit për Inter Miami.
Themeluesja e “SKIMS” u pa e veshur në të bardha për ngjarjen sportive, duke zgjedhur një bluzë të shkurtër dhe pantallona të gjera.
Ndërsa ishte duke ndjekur lojën, ajo u përfshi me yje të tjerë si Victoria dhe David Beckham, si dhe Serena Williams. Kur ishte në ndeshjen e Al-Nassr PSG, ajo u takua gjithashtu me yllin e YouTube, “Speed”.
Kim vu në siklet kur u pyet nëse preferonte Ronaldon apo Messin, por ajo u tregua e matur dhe u përgjigj duke thënë: “Më pëlqejnë të dy”.
Në javët e fundit, Kardashian u pa gjithashtu duke u shoqëruar me sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland dhe ishte në stadiumin Emirates për ndeshjen e Arsenalit. Ajo dhe Saint ndoqën gjithashtu një lojë të PSG-së në mars.
Kim pozoi gjithashtu për një foto me yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, në festën e katër korrikut të miliarderit Michael Rubin në Hamptons.