Romeo Veshaj banori më i ri i “Big Brother VIP”?

Edhe këtë vit “Big Brother VIP” arriti t’i mbajë njerëzit kuriozë dhe të gozhduar përpara ekranit për të ndjekur ngjarjet e fundit.

Në këtë stad të lojës ku janë krijuar grupime dhe Luizi duket se është fituesi i parashikuar, po qarkullojnë fjalë për hyrje të reja.

Më konkretisht, burime të “Kryefjala” kanë bërë me dije se producentja e BBV, Lori Hoxha dhe motra e saj Sara Hoxha, dëshirojnë të bëjnë pjesë të shtëpisë Romeo Veshajn e për këtë kanë organizuar shumë takime.

Mirëpo, duke parë situatën aktuale në shtëpi Romeo ka refuzuar të bëhet pjesë e programit në këtë fazë të lojës.

Një banor dinamik dhe interesant si Romeo do të ngjallte kuriozitet në shtëpi, mirëpo nëse do të shihej ose jo si një personazh kryesor , kjo do të mbetej për t’u parë.