Pak ditë më parë nga “Replika.al” u përhap një lajm i çuditshëm rreth një romance të vjetër mes Olta Gixharit dhe konkurrentit të ri, Xhonatan.
Sipas burimeve të tyre, dyshja kanë patur një romancë të shkurtër gjatë verës së shkuar, ndaj bashkëshorti i Oltës kishte “zbarkuar” në Top Channel për të kërkuar largimin nga shtëpia të Xhonatan.
Mirëpo pas gjithë këtyre thashethemeve, një reagim ka ardhur nga miku i ngushtë i bashkëshortit të Oltës, Artion Vreto, i cili e quajti këtë tymnajë, një gjë të tmerrshme.
“Kjo histori është jo e cuditshme, por tregon sesa keq mund të arrish të mendosh, të trillosh të tilla gjëra për klikime dhe ndërkohë të ndikosh në familjen e tyre. Dorin dhe Oltën unë i njoh dhe kanë qenë këtë verë në Palasë, tek ne dhe ka qenë dhe Xhoni..Kemi qenë bashkë dy-tre ditë, kemi qëndruar bashkë, kemi bërë plazhin bashkë, kemi ngrënë e pirë bashkë dhe unë jam ndjerë shumë i ofenduar nga ato ndyrësi që shkruajne portalet në media…”, u shpreh Artioni.
Ai tha më tej se kjo çështje mund të shkojë deri në instanca gjyqësore, sepse nuk mund të denigrohet, sic u shpreh ai, figura e askujt në këtë mënyrë.