Roja i sigurisë zbulon detaje tronditëse për Amber Heard, tregon se si e dhunonte Johnny Depp

Roja i sigurisë së Johnny Depp ka dëshmuar në seancën e sotme që po mbahet në gjykatë.

Travis McGivern ishte dëshmitari i parë i thirrur të hënën, ndërsa gjyqi për shpifje mes ish-çiftit të famshëm ka hyrë në javën e katërt.

Ai ka kujtuar një moment ku Amber Heard ka fyer dhe goditur aktorin gjatë një zënke në apartamenti e tyre në Los Angeles.

Roja i sigurisë përshkroi se si grindjet mes ish çiftit u përshkallëzuan në mars 2015, kur ata u kthyen nga Australia dhe se si u detyrua të ndërhynte kur debati u kthye në një dhunë fizike.

“Në një moment isha dëshmitar ku Heard hodhi një kanaçe Red Bull ndaj Depp. U afrova më shumë me zotin Depp. Nuk doja që klienti im të goditet me ndonjë gjë tjetër.

Unë qëndrova pranë Depp. Sulmi verbal ka vazhduar, nga të dy. Ai ishte i zemëruar dhe i shqetësuar. Zonja Heard hodhi diçka tjetër, një çantë që kishte atje lart. Unë munda ta rrëzoja, kështu që nuk e goditi. Ajo e pështyu.”, tha ai mes të tjerash.

Më herët u raportua se Heard ka shkarkuar ekipin e saj për marrëdhënies me publikun.

Sakaq, është ndërmarrë dhe një peticion për largimin e Heard nga Aquaman 2 dhe janë mbledhur 3 milionë nënshkrime.

Depp ka paditur ish-gruan  për 50 milionë dollarë  duke pretenduar se i ka dëmtuar karrierën pas një shkrimi që shkroi për Washington Post të vitit 2018.

Heard, e cila nuk e përmendi kurrë emrin e Depp në veprën e saj, shkruante se ishte një e abuzuar në familje.