Pak ditë më parë Roberti zbuloi në një intervistë se ka nisur një lidhje të re me një vajzë të quajtur Laureta.
Në intervistat e fundit Roberti nuk ka ngurruar edhe ta përmendë Lauretën duke treguar se ka diçka serioze.
Pavarësisht deklaratave të këngëtarit prisnim një reagim dhe nga modelja, e cila e ka zyrtarizuar më në fund lidhjen.
Ajo postoi në Instastory një video të Robertit, duke vendosur një zemër të bardhë.
Ndërkohë Roberti gjatë intervistës u shpreh se për të nuk është në plan martesa.
“Tani jam shumë i lumtur, por dasmë jo, nuk do të ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, tha Roberti.