Robert Berisha u përfshi në një aksident trafiku para pak orësh në vendin e quajtur ‘’Te rrethi i flamurit’’ në Prishtinë.
Pamjet nga vendi i ngjarjes u përhapën kudo në rrjete sociale ndërsa para pak çastesh Roberti u lajmërua përmes një video për të treguar për gjendjene tij pas shqetësimit të miqve dhe fansave të tij.
Ai thotë se ka qenë një aksident i vogël dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Po më shkruani shumë për një lajm që është publikuar, një aksident, shyqyr prej Zotit asgjë nuk kam, mbrapa më ka rrokur një kamion. Ja fala, aq. Me të mira”, tha ai.