Robert Aliajn e kemi parë shpesh në programe shqiptare por për herë të në Love Story, pamë edhe djalin e tij Kristin. Kjo është hera e parë që ai merr pjesë në një program shqiptar dhe mesa duket babai i tij nuk ka qenë aspak dakort.
“Unë nuk kam qenë dakort që Kristi të merrte pjesë në Love Story. Ai është më i thellë, mirëpo Kristi duke qenë se është “mostër” i pëlqen të bëjë eksperimente sociale, i pëlqen të kuptojë si funksionojnë njerëzit në Shqipëri dhe nuk e di nëse ata aty do ta kuptojnë që ai është në linjën e eksperimentimit“- tha Roberti gjatë një interviste për Jonida’s Room.
Roberti ka pohuar gjithashtu se djali i tij nuk do ta gjejë partneren e tij ideale në “Love Story”.
“Nuk përjashtohet por se besoj që do ta gjejë aty. Kristi është shumë special ka modele femërore që nuk korrespondon aty”, është shprehur Roberti.