Prezenca e Kristit në “Big Brother Vip” ka bërë që i ati të reagojë mbi situatën aktuale që ai ndodhet, konkretisht me vajzat e shtëpisë.
Prej ditësh Kejvina e ka vënë në target Kristin duke e ngacmuar, madje në formë batute i ka kërkuar të ndanin shtratin bashkë, gjë që duket se nuk i ka pëlqyer Robertit.
Ai tha se kur një vajzë i kërkon publikisht me imponim një mashkulli që do të flejë me të, në kokën e një djali është presion psikologjik.
“Është e qartë, e kam të vështirë të prononcohem për Kristin sepse duket sikur po e mbroj, edhe pse nuk kam për çfarë e mbroj sepse nuk ka bërë gjë. Kristi më mbron mua, sepse unë e kam edukuar vetë. E kam bërë të jetë i aftë. Unë marr shumë përgjigje nga Kristi. Unë ndihmohem nga djali im. Të flas siç e analizoj unë situatën, jo si prind. Kristi është vënë në situatë të vështirë. Kur një vajzë i kërkon publikisht me imponim që unë do fle më ty. Në kokën e një djali është presion psikologjik. Unë vura re përballjen brilante që bëri Kristi atje.”– tha ndër të tjera Roberti