Rita Ora vendos gjarprin mbi fytyrën e saj në skenën e “The Voice Australia” (VIDEO)

Këngëtarja Rita Ora po vazhdon suksesshëm rrugëtimin e saj si anëtare e jurisë në “The Voice of Australia”.

Së fundmi ajo ka habitur me veprimin e saj kur një konkurrent u paraqit me gjarpër në skenë.

Rita iu drejtua konkurrentit të quajtur Jerrod Smith, duke e pyetur nëse mund ta shihte nga afër gjarprin e tij.

Dhe pa asnjë frikë, këngëtarja e lindur në Kosovë u ngjit në skenën e spektaklit të talenteve, duke parë nga afër gjarprin e konkurrentit.

Më tej, ajo e mori atë dhe e hodhi mbi krahët e saj, ndërkohë që publikuar dhe anëtarët e tjerë të jurisë mbetën të mahnitur nga trimëria e saj, pasi gjarpërinjtë njihen si një prej specieve nga e cila shumë njerëz kanë frikë.