Risi në mbikqyrjen e shoferëve, jo vetëm test alkooli, policët do të kontrollojnë edhe për përdorim droge

Drageri i drogës do të jetë mjeti i ri me të cilin do të kontrollohen shoferët nga Policisë Rrugore shqiptare.

Kjo është risi për Policinë e Shtetit, pasi tanimë nuk do të kontrollohet vetëm konsumimi i alkoolit, por edhe masa e përdorimit të substancave narkotike.

Mësohet se shoferëve, veç testit të alkoolit gjatë kontrolleve të policisë, do i kërkohet të kryhet edhe testi i përdorimit të drogës.