E ftuar në “Zemër Luana”, Melinda Ademi foli e pakursyer për përplasjet me reperen Tayna, duke u shprehur se kjo e fundit ka folur keq për të në estradë.
Pa reaguar nuk ka qëndruar as Tayna, e cila i ka kthyer diss-in Melindës me një fjalim shumë të famshëm thumbues të Nicky Minaj.
Por pa kaluar 2 orë të plota Melinda i ktheu “dissin” goxha fuqishëm.
Artistja ka publikuar një video nga pjesëmarrja e saj në “American Idol” ku Nicki Minaj ishte juri dhe ishte ngritur në këmbë pas performancës së saj.
“Kam nderin që një artiste si Nicki Minaj u qu n’kam për mu”, ka shkruar Melinda sipër videos së titulluar: “Melinda Ademi, 17-vjeçare, kur Nicki Minaj çohet në këmbë për talentin e saj.”