Fifi dhe Graniti ishin të parët që treguan afrimitet brenda shtëpisë së Big Brother duke shkaktuar shumë bujë.
Dyshja nuk përfundoi bashkë dhe sot Fifi vazhdon e lumtur lidhjen me Adis Patushin, me të cilin u njoh menjëherë pas daljes nga shtëpia.
Historisë saj me Granitin i është rikthyer edhe njëherë motra e këtij të fundit, Genta Cana.
Prezantuesja ishte e ftuar në ‘’Robi plaket kur don vet’’ dhe teksa fliste për vëllaun e saj, ishte Roberti që i tha se ‘’Fifi e donte’’.
‘’E donte, e donte, më duket se e donte, por ndoshta edhe nuk e ka dashtë se mandej u krijuan disa pikëpyetje’’, tha mes tjerash Genta duke mos dashur shumë të ndalej tek kjo pjesë.
‘’Ata i dinë punët e tyre më së miri, se unë më nuk guxoj të përgjigjem asgjë sepse mua po mi marrin për të keq”, tha tutje Genta.