A$AP Rocky ka publikuar këngën e tij të re, e cila është një letër dashurie për Rihannën.
Ndërsa Rocky i referohet Rihannës si “engjëlli”, “perëndesha” dhe “shoqja e shpirtit” e tij në tekstin e këngës së tij “DMB”, lanë të nënkuptojë se ajo shton edhe “nusen” në atë listë.
Videoja është përshkrim i historisë klasike të dashurisë “ghetto” ndërsa Rocky dhe Rihanna luajnë personazhe të vërtetë “ride-or-die” në një marrëdhënie të përkushtuar pavarësisht nga rrethanat e tyre.
Në fund të videos, pas gjithë sprovave dhe mundimeve të tyre çifti martohet dhe Rihanna thotë “po”.
Mos ndoshta kjo është një shenjë që ata do martohen dhe në realitet?
Themeluesja e “Fenty” shfaqet si një nuse e veshur në të kuqe me një fustan të guximshëm dhe një buqetë me trëndafil gjithashtu të kuq.
Më pas, kamera zmadhon dhëmbët e Rocky-t, të cilët mbajnë grila ari që shkruajnë “Martohesh me mua?”, teksa kamera më pas shkon te Rihanna, e cila përgjigjet me grilat e saj të arta, në të cilat shkruhej: “Pranoj”.
Në fund të videos, një grup njerëzish mund të shihen duke hedhur petale lulesh drejt çiftit, gjë që të kujton kur të sapomartuarit ecin nëpër korridor pas martesës.
Është e paqartë nëse videoklipi është thjesht shprehje artistike apo art që imiton jetën e tyre reale.