Rihanna ben daljen e pare publike pas lindjes por reagimi i saj nuk ishte ai qe prisnim!

Rihanna është shfaqur për herë të parë në publik që pas lindjes së djalit.

Këngëtarja u shfaq në Wireless Fest në Londër, për të mbështetur partnerin e saj Rocky-n, i cili po performonte në skenë.

Ajo kaloi përmes turmës me personelin e saj të sigurisë dhe fansat me ta parë nisën të brohorasin e të thërrasin emrin e saj.

Megjithatë reagimi i saj ndaj fansave ishte shumë shpërfillës, gjë që ka shkaktuar komente të shumta në rrjete sociale.

Riri ishte veshur e gjitha me të zeza dhe barkun e kishte fshehur me një xhup të madh.Rihanna u bë nënë për herë të parë një muaj më parë dhe solli në jetë një djalë.