Të nominuarit e kësaj jave në Big Brother VIP janë Kiara, Luizi, Dea dhe Mikela.
Pak më parë, Lokimagazine publikoi një sondazh në rrjetet sociale ku i dha mundesinë publikut për të votuar se kë prej personazheve të nominuar do të dëshironin të largohej nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”.
Banorja që morri përqindjen më të madhe të votave për t’u eleminuar është Dea Mishel me plot 70%. E dyta ishte Mikela me 23% të votave, Luizi me 4% dhe Kiara me 3%.
Në sondazhet e shumta që janë publikuar nëpër rrjetet sociale, gjithashtu rezulton se Dea Mishel është më e votuara për tu eleminuar nga gara.
Por, mbetet për tu parë nëse sondazhet do të përputhen me vendimin e produksionit.