Lajmin se është bërë babai i një vajze rreperi i njohur Post Malone e ka zbuluar në një nga Koncertet e tij teksa tha para fansave se përpara se të shkonte në studion e rregjistrimit kishte puthur vajzën e tij.
Këngëtari së bashku me të fejuarën e tij kanë mirëpritur fëmijë e tyre të parë, për të cilën ai shihej tepër i emocionuar teksa përshkruante puthjen që i kishte dhënë vogëlushes së tij.
Më herët ai është shprehur për “People” se ndihej i emocionuar dhe mjaft i lumtur për këtë kapitull të ri, është koha të kujdesem për për trupin, familjen dhe miqtë e mi dhe të shpërndajmë sa më shumë dashuri çdo ditë.
Për sa i përket marrdhënies së tyre të dy kanë dashur të jenë larg vëmendjes së mediave duke filluar tashmë të jetojnë një etapë te re atë të të qënurit prindër.