Reperi i famshëm, Arian Agushi, i njohur si Gold Ag, dhe bashkëshortja e tij Ermira, po bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, në një dalje televizive.
Ndërsa dyshimet lindën pak javë më parë, kur ai dhe Ermira morën pjesë në dasmën e Robin Krasniqit. Në atë moment, reperi nuk e pranoi zhvillimin duke preferuar të mos e komentojë.
Ndërkohë, foshnja pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator.